Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, konsideron se fushata e balotazhit për zgjedhjet lokale të 14 nëntorit në Kosovë, është përshkruar me shkelje të masave kundër koronavirusit nga partitë politike. Në një konferencë për media më 13 nëntor, Eugen Cakolli tha se në fushatën pesëditore për balotazhin, partitë nuk kanë respektuar pjesëmarrjen e lejuar deri në 80 persona, siç kërkohet me masat në fuqi kundër virusit korona. “Aktivitetet e kandidatëve nëpër komuna, qofshin këto aktivitete në hapësira të mbyllura apo të hapura, në masë të madhe janë zhvilluar në shkelje flagrante të të gjitha masave, në fuqi. Organizimi i tubimeve me numër shumëfish më të madh të pjesëmarrësve seç është e lejuar, mosbartja e maskave dhe mungesa e distancës në këto aktivitete janë evidentuar në secilin tubim të organizuar nga ana e partive politike”, tha Cakolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …