Procesi i votimit po zhvillohet sipas rregullave të parapara dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident apo parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Gjatë orëve ta paradites kanë votuar edhe disa nga kandidatët për kryetar të komunave. Gjatë procesit të votimit, kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij. “Ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë rastin dhe të votojnë. Unë sot votova në këtë ditë të mirë me diell, ditë e mirë për Prishtinën”, deklaroi ai pas procesit të votimit. Edhe kandidati tjetër për kryetar të kryeqenrës sonë nga radhët e subjektit politik “Vetëvendosje” Arben Vitia ka votuar. “Bëj ftesë që masivisht të gjitha bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojnë demokracinë e të japim shembull të demokracisë siç kemi dhënë në këto vitet e kaluara” ka porositur Vitia. Edhe kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka marr pjesë në zgjedhej dhe ka bërë thirrje për proces transparent e demokratik zgjedhor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …