Liderët botërorë kanë arritur marrëveshje të re për klimën e cila parasheh reduktimin e qymyrit

Pas një samiti të mbajtur në Glaskou të Skocisë ku u takuan liderët e vendeve anekënd botës, ata arritën një marrëveshje të re për klimën. Pakti i Glasgout për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit. Marrëveshja e grupeve negociatore nga rreth 200 vende të botës, gjithashtu parasheh shkurtime urgjente të emetimeve të gazrave. Marrëveshja globale e klimës nuk arriti atë që shkencëtarët thonë se është e nevojshme për të frenuar ndryshimet e rrezikshme klimatike globale. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi pas marrëveshjes se bota është ende në buzë katastrofës. Ai shtoi më tutje se planeti ynë i brishtë është i varur nga një fije peri. Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se për të shmangur katastrofat katastrofike klimatike, deri në vitin 2030 nevojiten shkurtime shumë më të thella të emetimeve sesa ato të parashikuara në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Në Marrëveshjen e Parisit në vitin 2015, liderët botërorë u zotuan të parandalojnë ngrohjen globale në botë në 1.5 gradë Celsius përmes reduktimeve të emetimeve të gazrave serrë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …