Amerika e shqetësuar për presionin ushtarak, diplomatik e ekonomik të Kinës kundër Tajvanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur shqetësimin e tyre për presionin e vazhdueshëm ushtarak, ekonomik dhe diplomatik të Kinës ndaj Tajvanit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price deklaroi se sekretarit i Shtetit, Antony Blinken, ditë më parë ka diskutuar në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm virtual të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhozef Biden me presidentin Xi Jinping. Ai ka vënë në dukje se takimi paraqet një mundësi për të dy liderët që të diskutojnë për menaxhimin me përgjegjësi të konkurrencën midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës derisa të dyja vendet punojnë së bashku në fushat ku interesat përputhen. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price shtoi më tutje se Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken i ka shprehur ministrit kinez shqetësimin sa i takon presionit të vazhdueshëm ushtarak kinez ndaj Tajvanit duke theksuar interesin afatgjatë të SHBA-së për paqen dhe stabilitetin në rajon. Tajvani thotë se është shtet i pavarur por Kina e sheh si një provincë të shkëputur nga territori i saj. Gjatë viteve të fundit, Kinaka intensifikuar përpjekjet për ta izoluar Tajvanin në skenën ndërkombëtare. Kohë më parë, aeroplanët ushtarakë kinezë disa herë gjatë muajve të fundit kanë hyrë në zonën mbrojtëse ajrore të Tajvanit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …