Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza, ka votuar sot në ora 11:00 në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, nga ku i ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunave ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve që të dalin e të votojnë për udhëheqësit e komunave të tyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më masivisht për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. “Edhe sot në këtë raund të dytë të Zgjedhjeve Lokale bashkë me Melizën votuam në Prishtinë, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, sepse besojmë që është obligim i të gjithëve. Pavarësisht se kush e ka vazhduar garën unë mendoj që qytetarët duhet të dalin në mënyrë sa më masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë që t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme. Kryetari i PDK-së theksoi se Zgjedhjet Lokale janë për qytetarët jo për politikanët duke shpresuar se sot do të jetë një ditë e shkëlqyeshme për demokracinë. “Meqë se e kam thënë gjatë gjithë fushatës, besoj fuqishëm se Zgjedhjet Lokale para së gjithash janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët, andaj është tepër e rëndësishme që të kemi pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, në mënyrë që edhe mandatet që do t’i fitojnë kryetarët e komunave të jenë mandate që i kanë në fokus kërkesat, nevojat e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Eshtë një ditë e bukur siç po shihet edhe pse jemi në vjeshtë dhe shpresoj që të jetë edhe një ditë e shkëlqyeshme për demokracinë në Kosovë. Ju uroj suksese të gjithëve dhe shpresojmë që prej këtu e tutje do të kemi vërtetë institucione lokale funksionale, të cilat do të bëjnë më të mirën për qytetarët tanë.”, përfundoi Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …