Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë për parregullsitë që vërejnë në zgjedhje. “Nëse sheh diçka, thuaj diçka. Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje lidhur me zgjedhjet në Policinë, Prokurorinë, autoritetet zgjedhore ose mediat e Kosovës. Zgjedhjet Komunale të Kosovës 2021”, thuhet në njoftim e ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.