Deri në ora 16.00, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka pranuar 10 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor. Kryesues i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht janë bërë nga partitë politike. Ai ka deklaruar gjithashtu se edhe gjatë ditës së djeshme (13 nëntor), gjatë heshtjes zgjedhore ishin pranuar 2 ankesa. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1 mijë 638 vend votime. Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …