Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 80 për qind e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 80 për qind e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në disa prej komunave tashmë janë numëruar mbi 80 për qind e votave. Në disa të tjera janë numëruar pothuajse të gjitha votat. Sipas rezultateve preliminare rezultatet në disa prej komunave janë këto: Me numërimin e 80 për qind të votave në Prishtinë Përparim Rama nga LDK-ja ka marrë 51,02% për qind të votave. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka 48,98% për qind. Sipas KQZ-së, me numërimin e 85 për qind të votave në Komunën e Gjilanit po prinë kandidati i LVV-së, Alban Hyseni me 50,91 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka marrë 49,09 për qind të votave.

Në Komunën e Gjakovës, me numërimin e pothuajse të gjitha votave me një përqindje prej 56.04 për qind i pari është Ardian Gjini i AAK-së, ndërkaq me 43.96 është kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila. Në Komunën  e Podujevës, po prin Shpejtim Bulliqi i LVV-së, me 52.09 për qind të votave me numërimin e 95 për qind të votave, ndërkaq Ekrem Hyseni i LDK-së ka 47.91 për qind të votave.

Sipas KQZ-së, me numërimin e mbi 95 për qind të votave në Komunën e Fushë Kosovës po prin kandidati i LDK-së, Burim Berisha me 66,05 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LVV-së Enver Bajçinca ka marrë 33,95 për qind të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …