Kurti e Vetëvendosja humbën “qelizën” kryesore të Republikës së Tretë, në Prishtinë, fituan 4 nga 37 komunat e Kosovës

Kurti e Vetëvendosja humbën “qelizën” kryesore të Republikës së Tretë, në Prishtinë, fituan 4 nga 38 komunat e Kosovës

Radio-Kosova e Lirë i ka paralajmëruar humbjet një nga një të Vetëvendosjes, duke parashikuar se në radhën e parë nuk do të marrë asnjë komunë, dhe kështu ndodhi, ndërsa në radhën e dytë  dy tri komuna, por ajo i fitoi katër. Nuk kishim besuar se ajo do  të fitonte në Gjilan, në bastionin më të fortë të LDK-së,  në Kosovë.

Kemi shprehur dyshime se mund të fitonte në Prishtinë dhe në Prizren, për shkak se krejt aktiviteti gjatë fushatës, i Albin Kurtit dhe militantëve të tij ishte përqendruar në këto dy komuna, të cilat në rast të fitores do ta plotësonin deri diku oreksin e partisë, e cila do ta justifikonte humbjen, në komunat e tjera,  pasi fitorja në kryeqytetin e Republikës së Tretë, në Prishtinë,  dhe fitorja në kryeqytetin historik të Shqipërisë, në Prizren do të shërbenin për një propagandë të fuqishme, e cila në një rast të tillë do t’ ia ruante Kurtit e Vetëvendosjes imazhin e kryeqeveritarit.

Tani kur Kurti ka humbur dy bastionet e pretenduara, ende nuk po deklarohet për opinionin dhe mediet dhe krejt kjo tregon se sa thellë e ka përjetuar humbjen, pas ekzaltimit paraprak dhe pretendimit se ai që e fiton Prishtinën i fiton edhe zgjedhjet vendore.

Por Prishtina kryeneçe e “prishtinalive”, votoi kandidatin si vetë, votoi për vete e jo për të përzgjedhurin e Albinit, “Ben Vitia”, për të cilin thoshte se e njihte 144 herë më mirë e më  shumë se nga gjithë të tjerët, duke lënë të kuptojes se ai e njihte madje më mirë ve vetë Beni e njihte veten e tij.

Gjykoj se po të ishte një kandidat tjetër nga radha e Vetëvendosjes, nga radhët e disa ministrave, me siguri se do të fitonte më shumë vota, por Kurti e Konjufca ngulën dhe ngelën në Arben Vitinë. Ende nuk duhet se cili ishte fiksioni i tyre fiktiv.

Po kështu,  prezantimi që i kishte bërë Arben Vitisë, kryekuvendari aktual, Glauk Konjufca, në fushatën përmbyllëse në zgjedhjeve, në mbrëmjen e 12 nëntorit, në Prishtinë, duket si ia përgatiti humbjen, duke pretenduar ta ngrihte në qiell, me një fjalim patetik, panagjerik, ekzaltues, aspak serioz, me një fjalim karagjozi, me duar në xhepa, duke e quajtur me emrin përkëdhelës “Beni”, ashtu si kryetari i tij, Albin Kurti dhe duke ia  dëmtuar moshën dhe seriozitetin e Arben Vitisë, të cilin asnjëherë nuk e lanë të fliste vetë, për vetën, sepse të dy këta, Bini e Glau, pretendojnë se janë kokat e pazëvendësueshme, jo vetëm në Parti, por edhe shumë  më tepër.

Arben Vitia ra viktimë e  “kthetrave” megalomane e prepotente të  Albinit e Glaukut. Duke qenë jashtëzakonisht serioz, ai nuk mund të ndryshonte  moshën, as përvojën jetësore, as unin dhe individualitetin e tij, ai nuk mund të luante rolin e “Benit që ecën vetë”, sepse nuk e lanë të ecte si donte e si dinte, por sikur iu konvenonte dy krerëve, që mendojnë se janë më të pazëvendësueshmit në parti e më gjerë.

Po kështu ndodhi edhe me kandidatin e Vetëvendosjes,  në Prizren, Mytaher Haskuka, të cilin gjatë fushatës e shoqëronte ditë e natë  Njëshi i Partisë. As këtij nuk ia dhe mundësia të fliste vetë, pa pasur prapa hijen e kryetarit “të pagabueshëm e të gjithë ditur”.

Humbja e Vetëvendosjes në zgjedhjet vendore, është një paralajmërim për humbje të tjera, të radhës, sepse populli nuk është, “  ajo kafsha ime e zgjebosur”,   sikur thoshte Nikolla Pashiqi i Serbisë, por edhe diktatorë të tjerë para dhe pas tij. Populli është ai që të kupton jo si mendon ti për veten, po sikur të percepton ai vetë.

Humbja e Vetëvendosjes në zgjedhjet vendore, flet vetvetiu se kush po e qeverisë Kosovë, se kanë të drejtë krerët e Vetëvendosjes të thirren  te vota e pagabuar e sovranit. Ky popull votues, realisht nuk e zgjodhi Vet[vendosjen partie fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse u deformua vullneti i tij politik, nga ata që kishin votuar, Vjosa Raif Osmanin, e cila besimin e votuesve  të LDK-së, i la në prehër, Albin Kurtit të Vetëvendosjes në pazarin politik, për të marrë për vete postin e kryetares së shtetit dhe për të rehatuar disa nga shoqet dhe shokët e saj nëpër institucione.

Kjo është e vërteta, e cila nuk do më shumë koment…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …