DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XXV

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 65

Relacion. Shtypi Çekosllovak mbi ngjarjet në Kosovë për periudhën prill

-gusht.

Prage, më 14 shtator 1981

Gjatë pese muajve të zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë, shtypi revizionist çekosllovak është angazhuar plotësisht në këto ngjarje. Në faqet e shtypit të përditshëm, krahas problemeve të ndryshme ndërkombëtare këtij problemi i është dhënë një rëndësi të veçantë. Përpjekjet nga revizionistët çekosllovak kanë qenë të atilla që këto probleme ti paraqisnin tamam sipas interesave të tyre dhe qëndrimit të akorduar më atë të B. S në çështjet e politikes se Jashtme.

Qëndrimi i revizionistëve çekosllovak dhe politika e tyre ndaj Partisë dhe vendit tonë tashmë është e njohur, por në zhvillimin e këtyre ngjarjeve ajo doli akoma më shumë në pah.

Preferenca e revizionistëve çekosllovake për t’u kundërvënë politikes e qëndrimeve tona është shprehur nëpërmjet propagandës se tyre si më anën e shtypit, radio-televizionit etj. Kjo ka qenë një nga drejtimet kryesore të politikes se tyre për të përhapur e propaganduar gjerësisht ato probleme, si në opinionin e brendshëm ashtu dhe në atë të jashtëm, që kanë pasur të bënin më vendin tonë.

Gjatë gjithë kohës në shtypin Çekosllovak janë botuar njoftime, komente, artikuj e shkrime të ndryshme të cilat më parë janë dhënë nga agjencitë e huaja. Shumica e tyre janë marre nga agjencia Jugosllave “Tanjug”. Më të përmendura kanë qenë botimet e gazetave dhe revistave jugosllave si në atë “Politika”, “Borba”, “Nin”, “Vjesnik”, etj.

Në tëre këto shkrime Çeket kanë paraqitur gjithçka që gazetat jugosllave shkruanin për ngjarjet në Kosovë. Më shumë qëf kanë botuar të gjitha shpifjet, trillimet ndaj vendit tonë që janë botuar më parë në shtypin jugosllav. Revizionistët çekosllovake nëpërmjet paraqitjes se këtyre shkrimeve kanë nxjerre dhe qëndrimin e tyre si ndaj popullsisë shqiptarë në Kosovë ashtu dhe ndaj vendit tonë. Këtë e vërteton më se miri jo vetëm mënyra e trajtimit të problemeve në shtyp, por mbi të gjitha dhe thëniet e autoriteteve çekosllovake nëpërmjet kontakteve diplomatike e vendasve të ndryshëm.

Pak kohe mbas ndodhive në krahinën e Kosovës, propaganda revizionistë çekosllovake ishte më e kufizuar. Sigurisht kjo kishte qëllimet e saj për të parë më mirë drejtimin dhe rrugën që do të merrnin këto ngjarje, por se dhe Çeket ishin në pritje për orientime lidhur më qëndrimin që ata do të mbanin sepse këtu ata kishin të bënin kryesisht më politiken strategjike të B. S në drejtim të zonës se Ballkanit në përgjithësi e ndaj Jugosllavisë në veçanti. Çekeve në këtë rast nuk ju lejohesh të bënin asnjë hap pa marrë aprovimin nga Moska. Si dhe në problemet e tjera ndërkombëtare e për më tepër në çështjen e Jugosllavisë qëndrimi zyrtar i Çekosllovakisë ka qenë i akorduar mirë më atë të B. S. Qëndrimi i revizionistëve çekosllovake në fushën e propagandës pro Jugosllavëve e armiqësor ndaj popullsisë shqiptarë në Kosovë si dhe vendit tonë ka të beje shumë dhe më atë të revizionistëve sovjetike. Siç dihet, marrëdhëniet e tanishme sovjeto-jugosllave, afrimi e më shumë që i bëhet kësaj të fundit në bllokun e lindjes lidhen direkt më synimet më afat të largët të rusëve ndaj Ballkanit e vendit tonë në veçanti. Në këtë aspekt duket qartë dhe roli që po luajnë revizionistët çekosllovake për të plotësuar qëllimet e padronit të vet, socialimperializmit sovjetik në këtë zonë.

Në analizën që i bëjmë këtij problemi për këtë periudhë në zhvillimin konkret të ngjarjeve, revizionistët çekosllovake, janë paraqitur komplet të njëanshëm pro politikes jugosllave. Ata nëpërmjet propagandës dhe shtypit të përditshëm kanë përhapur të gjitha idetë e Jugosllavëve për një sere probleme të rëndësishme dhe që në të vërtetë këta të fundit shpifin ndaj politikes që ndjek vendi ynë në çështjet e marrëdhënieve më fqinjët. Por dihet dhe nuk pritesh që në këto rrethana, kursi politik i udhëheqjes se sotme Çekosllovake të ishte ndryshe nga ai Jugosllav.

Revizionistë çekosllovake kur shikojnë se në një problem ose në një konflikt që është krijuar midis vendit tonë e vendeve të tjera, siç që rasti i prishjes se marrëdhënieve më Kinën, gjatë kohës që shtypi ynë botoi materiale të shumta, ata jo se u treguan në përkrahje të politikes tonë, por ju duhesh që edhe ata ti kundërviheshin politikes kineze për qëllimet që ata kishin. Kështu që në shtypin e tyre u botuan dhe pjese të materialeve tona duke i përdorur ato gjithmonë si kundërvënie politikes kineze nga njëra anë dhe nga ana tjetër, paraqiteshin “sikur në këtë problem kishin Mendime dhe qëndrime të njëjta”.

Në rastin e fundit, kur ngjarjet në Kosovë morën zhvillim të dukshëm, kur udhëheqja revizionistë jugosllave përdori të gjitha Mjetet e dhunës ndaj popullsisë shqiptarë në Kosovë, revizionistët çekosllovake i kanë mirëpritur duke i përhapur gjerësisht në opinionin publik si masa “të nevojshme”. Revizionistët çekosllovake jo vetëm që i kanë ndjekur më interes ngjarjet në Kosovë, për të mësuar gjithçka që ndodhtë në atë krahinë, por dhe më kurajo kanë shkruar dhe kjo u duk nga botimet në shtypin e përditshëm në të cilën janë dhënë vazhdimisht lajme, njoftime, komente, shkrime e artikuj për problemin e lart përmendur. Çka është tepër e rëndësishme të përmendim është se në fakt referencat në shtypin çekosllovak kanë qenë vetëm nga agjencia “Tanjug”, nga disa perëndimore, kurse nga ATSH e shtypi ynë asnjëherë.

Për sa sipër revizionistët çekosllovake kanë qenë të predispozuar që problemin e Kosovës ta trajtonin në mënyre të njëanshëm, në mbështetje e përkrahje të plotë të politikes Jugosllave. Në shtypin e tyre janë parë shkrimet më negative që agjencitë jugosllave kanë botuar deri më sot. Atyre u ka ardhur shumë për mbare që të ritheksojnë disa herë shumë shprehje si p.sh. se “këto ngjarje kanë pasur nxitje nga jashtë”; “personat që kanë ngritur krye në Kosovë, janë influencuar nga propaganda shqiptarë”; “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar”; “veprimtari armiqësore”; “parulla e kërkesa armiqësore”; “kundër Elementëve armiq”; “veprime kundërrevolucionare” etj. etj. shprehje.

Një rol të rëndësishëm në paraqitjen e këtyre shkrimeve ka luajtur korrespondenti Çek në Beograd. Ai nuk është kursyer për ndjekjen e këtij problemi nga afër dhe ka ushqyer vazhdimisht më shkrimet dhe analizat e tij të cilat herë pas herë janë dukur në shtypin e përditshëm çekosllovak. Mund të përmendim se vetëm në gazetën kryesore “Rude Pravo” janë botuar 22 shkrime dhe në buletinin e ÇTK-se, 15 shkrime. Nder këto shkrime vlen të përmendim komentin e botuar në buletinin CTK-se datë 16. 6. 81 më titull: “Probleme lidhur më nivelizimin e ndryshimeve midis republikave dhe krahinave të zhvilluara dhe të pa zhvilluara në RSF të Jugosllavisë”. Komenti fillon më atë se shkalla e zhvillimit ekonomik të republikave dhe krahinave janë për një kohe të gjatë objekt i vëmendjes se opinionit Jugosllav dhe kryesisht i L. K. të Jugosllavisë. Mbasi përmenden më radhe reformat ekonomike, rritja e volumit të përgjithshëm të prodhimit në vend, bëhet fjale shumë për rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë duke e venë theksin në rritjen e madhe të tyre në republikat e pa zhvilluara e kryesisht në krahinën e Kosovës që rritja e popullsisë është në 93%. Në vazhdim të këtij komenti korrespodenti Çek nxjerr në pah se territoret e zhvilluara në Jugosllavi janë si rezultat i “rritjes se shpejt të prodhimit të përgjithshëm shoqëror dhe rritjes se ngadalshme të popullsisë”.

  Të kundërtën komenton për republikat e pa zhvilluara e kryesisht për Kosovën. Më këtë koment “të famshëm” revizionistë çekosllovake duan që nga njëra anë të paraqesin gjendjen e keqe në krahinën e Kosovës duke ja hedhur fajin për këtë prapambetje rritjes se madhe të numrit të popullsisë dhe nga ana tjetër i japin të drejtë Jugosllavëve “se ka arsye” për këto prapambetje në krahinën e Kosovës. Pra në këtë drejtim revizionistët çekosllovake nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbulojnë të vërtetën duke mos nxjerr objektivisht arsyet kryesore të kësaj prapambetje dhe shkaqet që çuan popullin shqiptar të Kosovës në revoltë e demonstrata.

   Në njoftimin e korrespodentit Çek në Beograd që u botua në gazetën “Rude Pravo” datë 23 . 5. 81 jepen shifrat e regjistrimit të popullsisë në Jugosllavi duke e venë theksin në rritjen e madhe në krahinën e Kosovës, tek lindjet e larta që janë në ketë më 5 e 6 fëmijë konsiderohen lindje të zakonshme.

Nder artikujt e tjerë vlen të përmendim gjithashtu atë të revistës “Zhivot Bratisllava” (Jeta e Bratislavës) më titull: “Jeta në Kosovë po normalizohet”. Në të jepet një reportazh mbi ngjarjet në Kosovë, harta e Jugosllavisë e ndare në republika dhe krahina autonomë, Bie në sy se Kosova për tu dalluar nga të tjerat është e vizuar. Përveç problemeve të tjera në këtë artikull jepen të dhëna për shkollat në Prishtinë e pjesëmarrjen e shqiptarëve në to. Jo pa qëllim përmenden dhe përdorimi i teksteve shqip, dhënia e leksioneve nga 11 profesorë shqiptarë dhe më në fund jepet shpjegim për atë se “kjo ka qenë shkaku që shpuri në përhapjen e parullave nacionalistë e irredentistë”.

Një  moment tjetër i rëndësishëm që ka renë në sy është se në shtypin revizionist çekosllovak janë botuar një sere pasazhe të rëndomta më shpifjet e gënjeshtrat e Jugosllavëve. Kështu p.sh. në gazetën “Rude Pravo” datë 4.4.81 shkruan se “veprimet e përcaktuara antishtetërore, lidhen më rritjen e aktivitetit të përgjithshëm të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Jugosllavisë”; gazeta “Rude Pravo” datë 25. 5. 81 boton njoftimin “Sulm më bomba kundër ambasadës se RSF të Jugosllavisë në Tiranë”; ose përsërit shkrimin e gazetës Jugosllave “Politika” duke i venë titullin “Politika për sulmet kundër ambasadës se RSF të Jugosllavisë në Tiranë”. Buletini i CTK-se datë 9. 4. 81 ve në dukje pasazhe të “Tanjugut” se “Artikulli i organit të KQ të PPSH është në fakt ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Jugosllavisë”; “Artikulli i “Zërit të Popullit” është ndërhyrje direkte në çështjet e shtetit sovran”; “Zëri i Popullit është goditje tjetër për popullin Jugosllav, i cili ka filluar të mësohet më tonin e ri në bisedimet më këtë vend fqinj” etj. Të gjitha këto tregojnë se revizionistë çekosllovake nëpërmjet kësaj propagande jo vetëm që pajtohen më pikëpamjet jugosllave kundër popullsisë shqiptarë në Kosovë dhe vendit tonë, por më anën e këtyre ata duan të diskreditojnë e të venë në dyshim politiken tonë parimore e ta injorojnë atë.

   Kjo vërtetohet edhe më fakte të tjera. Në të shumtën e rasteve në shtypin çekosllovak janë botuar shprehje pa vendosjen e thonjëzave kur kanë qenë shkrime të mara nga agjencia jugosllave, ndërsa kur ka pasur shkrime të artikujve tanë në disa shprehje kanë vendosur thonjëzat. Këtë e ilustrojmë më këto shembuj kur nuk janë përdorur thonjëza si: “veprimtaria në ritje e armikut”; “veprimtari armiqësore”; “parulla e kërkesa armiqësore”; “kundër Elementëve armiq”; “sulm më bomba kundër ambasadës se RSF të Jugosllavisë në Tiranë”; “artikulli i organit të KQ të PPSH është në fakt ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Jugosllavisë”; “qëndrime nacionalistë dhe separatistë pro shqiptarë dhe për veprimtari kundërrevolucionare” etj. Kur propaganda çekosllovake ka ribotuar ndonjë pasazh nga shtypi ynë, të marre nga agjencitë perëndimore, atëherë janë përdorur thonjëzat. Këto kanë qenë p.sh. në këto shprehje të “Zërit të Popullit” ku thuhet se Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin kur bëhen padrejtësi ndaj vëllezërve të tyre, kur kundër tyre përdoret dhuna dhe represioni dhe kur akuzohen për shovinizëm shqiptar dhe veprimtari armiqësore. Shprehja për dënimin e ashpër të dhunës në Kosovë e cila është e pa shembullt; shprehjet për krijimin e republikës; për Kosovën e pastër etnike etj. etj.

Nga paraqitja e mësipërme del shumë në pah edhe njëherë qëndrimi i vërtetë i revizionistëve çekosllovake ndaj vendit tonë. Botimi i shprehjeve pa thonjëza më përmbajtje të shpifura, trillime e akuza ndaj vendit tonë tregon veprimet konkretë, armiqësore të Çekëve që i paraqesin nëpërmjet propagandës dhe shtypit të tyre. Kjo tregon vendosmërinë e tyre për të errësuar qëllimet e larta të politikes sonë të drejtë në përkrahjen e shqiptarëve në Kosovë që ata të gëzojnë të drejtat si gjithë kombësitë e tjera në Jugosllavi. Më këtë qëndrim ata influencojnë negativisht në plotësimin e kërkesave që shqiptarët në Kosovë kanë paraqitur para dhe gjatë demonstratave të zhvilluara në Kosovë. Në anën tjetër u japin të drejtë autoriteteve jugosllave dhe i përgëzojnë ata për veprimet e tyre barbare që ata kryejnë ndaj asaj popullsie.

Le të marrim rastin tjetër kur Çekët në shtypin e tyre ribotuan pjese të gazetës sonë, “Zërit të Popullit”, duke përdorur thonjëzat. Këtu ata kanë parasysh të mohojnë realitetin e ti paraqesin këto shprehje si të kundërta, sepse sipas tyre përmbajtja e artikujve tanë dhe qëndrimi i paraqitur në to “nuk është i drejtë” për këto ngjarje. Krahas të tjerave ata duan të përhapin në opinionin publik mendimin, se ngjarjet në Kosovë, “i kanë ngatërruar shqiptarët”; se “prapa tyre qëndron Shqipëria, që nxit veprimet e shqiptarëve në Kosovë” etj. Por revizionistët çekosllovake në këtë mes duan të mbulojnë më çdo kusht të vërtetën se kush qëndron mbrapa këtyre ngjarjeve. Ata duan të shkëpusin vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga Mendimet dhe qëndrimet tona të drejta për komplotin ruso-serbomadh, për rritjen e aktivitetit të sovjetikeve në krahina të veçanta të Jugosllavisë duke shfrytëzuar mirë situatat që krijohen në këto republika dhe sidomos në këtë rast të ngjarjeve në Kosovë ku synimet e rusëve janë më të mëdha.

Në këtë problem kaq të rëndësishëm, krahas qëndrimit zyrtar të revizionistëve çekosllovake nuk mund të mos përmendim dhe opinionin në popullin çekosllovak, reagimet që ka pasur gjatë kësaj periudhë për këto ngjarje. Megjithëse propaganda ka qenë e fortë dhe më tepër nëpërmjet shtypit, prapë se prapë njerëzit e thjeshtë, simpatizant e dashamirës të vendit tonë kanë qenë të interesuar jo vetëm për të mësuar mbi këto ngjarje, por dhe kanë dhënë Mendime pozitive ndaj nësh. Pavarësisht nga propaganda intensive e këtij vendi ata kanë vlerësuar drejtë ngjarjet në Kosovë dhe në mënyrë objektive. Në këtë drejtim vlen të përmendim se rol të rëndësishëm kanë luajtur dhe materialet tona të dërguara në gjuhe të ndryshme si dhe në atë Ceke, nga leximi i të cilave ata kanë arritur të gjykojnë dhe të nxjerrin konkluzione të drejta.

Revizionistët çekosllovake nëpërmjet propagandës, shkrimeve të shumta në shtyp të mara nga agjencia “Tanjug”, kanë realizuar një nga pikat e politikes se tyre që në popull të jepnin vetëm dezinformime për ngjarjet në Kosovë. Por njerëzit e thjeshtë këtu kanë shprehur Mendime edhe për qëndrimin zyrtar të Çekosllovakisë. Rëndësi ka që personat më të cilët kemi mare kontakte ata kanë shprehur interes mbi këto ndodhi si gjatë fillimit dhe gjatë zhvillimit të mëvonshëm të ngjarjeve. Nder të tjera, personat e përmendura më lartë bisedën e kanë trajtuar jo vetëm thjeshtë sa për tu njohur por kanë hyre thelle në problemet duke dhënë dhe Mendime konkretë si ato se Shqipëria nuk ka dore në këto ngjarje. Për të gjitha materialet kanë bërë vlerësime e në mënyrë të veçantë për artikullin e datës 12 korrik. Disa prej tyre kanë dërguar dhe letra më përmbajtje të mirë për ngjarjet në Kosovë.

Ndërsa njerëzit e shtresave të larta, ata të inteligjencës informohen më mirë dhe nëpërmjet materialeve të tjera të brendshme, nga dëgjimi i radiove të huaja, njerëzve të thjeshtë u jepet mundësia për tu njohur vetëm nëpërmjet thënieve të propagandës, shtypit e radio-televizionit çekosllovak. Ka Elementë nga shtresa e mikroborgjezisë çekosllovake që ushqejnë një simpati sentimentale për Jugosllavinë, duke u nisur nga fakti se Jugosllavia e Titos ka pasur guximin për të kundërshtuar sovjetiket dhe ata kanë iluzione për atë se gjoja Jugosllavia ndjek një politike të pavarur. Kjo bën që ata të aprovojnë çdo veprim të autoriteteve jugosllave. Sigurisht, njerëzit besnike të regjimit mbështesin plotësisht qëndrimin zyrtar që dihet se është plotësisht projugosllav dhe antishqiptar. Në këtë aspekt nuk mund të përgjithësojmë se gjithë populli çekosllovak kupton dhe vlerëson drejtë këto ngjarje, por e rëndësishme është që një pjese e mirë e tyre kanë krijuar opinion të drejtë se si qëndron e vërteta në këto ngjarje.

Më sa jemi informuar nga vendas të ndryshëm del se midis tyre bëhen diskutime si dhe qarkullojnë materialet dore më dore. Në këtë drejtim mund të themi se në popullin çekosllovak ekziston dhe një fare diferencimi. Ndryshe është pritur ky problem nga Ceket dhe ndryshe nga Sllovaket. Këta të fundit diskutojnë më shumë problemin e Kosovës. Janë më të avancuar në dhënien e Mendimeve duke e shikuar më shqetësim ketë çështje.

Sipas të dhënave të deri tanishme nga vendasit rezulton se gjatë kësaj periudhë për këto ngjarje njerëzit e interesuar nuk janë mbështetur në njoftimet e shtypit çekosllovak aq më shumë për ato që janë mare nga agjencitë jugosllave. Pavarësisht se çfarë është paraqitur në shtyp ata nuk besojnë në to dhe vlerësojnë se pakënaqësitë që erdhën në Kosovë kanë qenë të drejta. Gjithashtu zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë është ndjekur prej tyre edhe nëpërmjet dëgjimit të Radio-Tiranës në emisionin e gjuhës Ceke.

Që nga fillimi i ngjarjeve, në shtypin çekosllovak është shkruar 93 herë. Kryesisht këto janë botuar në buletinin e ÇTK-se 41 herë, dhe në gazetën “Rude Pravo” 23 herë. Gjithashtu ka pasur nga një njoftim edhe në gazetat e tjera si në “Lidova Demokracie”, “Mlada Fronta”; “Pravda Bratislava”; “Zhivot Bratislava”. Ndërsa në gazetat lokale të vendit janë dhënë 24 njoftime të shkurtra mbi zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë.

Më shumë janë shtuar shkrimet kohet e fundit, sidomos në gazetën “Rude Pravo” të dhëna nga korrespodenti Cek në Beograd rreth fushatës se tërbuar të dënimeve që Jugosllavët po u japin njerëzve të thjeshtë, nxënësve, mësuesve e intelektualeve të tjerë në krahinën e Kosovës në Maqedoni e gjetke. Kështu p.sh. “Rude Pravo” ka dhënë këto kohet e fundit 11 herë; buletini CTK-se 1 herë e gazetat e tjera 6 herë.

Për sa sipër revizionistët çekosllovake forcojnë idenë se masat e veprimet të autoriteteve jugosllave ndaj popullsisë dhe personave të veçantë shqiptarë “janë të drejta” se “kjo është rruga e zgjidhjes për normalizimin e gjendjes në Kosovë” etj. etj.

KONKLUZIONE

Ashtu si deri më tani në zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë revizionistët çekosllovake do ta shtrijnë edhe më tej propagandën e tyre armiqësore për ti paraqitur këto ngjarje gjithmonë të ndera. Propaganda nëpërmjet shkrimeve të ndryshme në shtyp do të jetë akoma më e ndjeshme.

Shtypi, radio-televizioni çekosllovak e gjithë Mjetet e tjera propagandistike do të jenë në pritje dhe do mirëpresin të gjitha shkrimet që do të botohen në shtypin jugosllav për këto ngjarje e vendin tonë. Nëpërmjet tyre revizionistët çekosllovake, e kanë më lehtë zhvillimin e veprimtarisë armiqësore ndaj popullsisë shqiptarë në Kosovë dhe vendit tonë.

Nëpërmjet propagandës se tyre Ceket jo vetëm që do të mundohen për të diskretituar politiken dhe qëndrimin tonë, por nga ana tjetër do të qëndrojnë plotësisht në anën e Jugosllavëve duke përkrahur dhe mbështetur plotësisht politiken e tyre. Ata do të ruhen shumë që më këtë vend të mos prishen për hir të ngjarjeve në Kosovë .

Edhe për të ardhmen e ngjarjeve në Kosovë korrespodenti Cek në Beograd do të angazhohet e më shumë për të dhënë ato botime më negative të agjencisë Jugosllave për qëndrimin e popullit shqiptar atje dhe për vendin tonë. Gjithmonë komentet do të jenë simbas interesit dhe kursit të tyre të përgjithshëm politik.

Nuk pritët që në shtypin revizionist çekosllovak të botohen pjese direkt nga burimet tona zyrtare për këto ngjarje. Përkundrazi si në të kaluarën ato do të merren nga agjencitë perëndimore e kryesisht asaj jugosllave.

Në rast se ngjarjet në Kosovë do të vazhdojnë, në shtypin çekosllovak do të ketë vazhdimisht shkrime duke u përqendruar më shumë në ato drejtime që kanë të bëjnë më dënimet, si deri më tani, masa të tjera e përdorim të dhunës nga autoritetet jugosllave në Kosovë e viset e tjera ku banojnë shqiptarë.

Ceket do të paraqitën edhe më të kujdesshëm që në problemin e Kosovës ato të Jugosllavisë në përgjithësi të bëjnë aq sa u lejohet nga krerët e Moskës dhe vetëm më urdhrin e tyre. Angazhimi i tyre do të jetë i tillë që në plan të parë të realizohen detyrat e synimet e socialimperializmit sovjetik në këtë zonë të rëndësishme të Ballkanit.

Njerëzit e thjeshtë, simpatizant dhe dashamirës të vendit tonë për këto ngjarje do të zgjojnë e më shumë interesin e tyre. Edhe më të frymëzuar do të jenë si nga dëgjimi i emisioneve të Radio-Tiranës dhe sidomos nga materialet tona. Vlerësime nga ana e tyre do të ketë si për materialet dhe qëndrimin e vendit tonë. Mendojmë që në ketë çështje propaganda jonë të jetë më e fortë ndaj asaj çekosllovake. Të demaskoje synimet e revizionistëve çekosllovake që kanë të bëjnë më këto ngjarje ndaj popullsisë shqiptarë në Kosovë po ashtu dhe ndaj vendit tonë. Kjo të jetë e lidhur gjithmonë më synimin e socialimperializmit sovjetik dhe detyrat që ky i fundit i ka ngarkuar Çekosllovakisë.

Dak. 3 kop.

Dat. 30. 8. 81     Mëhdi Shaqiri

Nr. 66

Relacion. Qëndrimi i klikës revizionistë Çekosllovake ndaj ngjarjeve në Kosovë dhe si kanë influencuar ato në marrëdhëniet midis Çekosllovakisë dhe Shqipërisë

Prage, më 14 shtator 1981

Qëndrimi i Çekosllovakisë ndaj ngjarjeve në Kosovë ka qenë vazhdimisht i koordinuar më qëndrimin e udhëheqjes revizionistë Sovjetike dhe në përputhje të plotë më synimet e socialimperializmit Sovjetik në Jugosllavi e Shqipëri në veçanti dhe, në Ballkan në përgjithësi.

Duke analizuar disa biseda më funksionare të ndryshëm të MPJ Çekosllovake, më diplomatët e huaj si dhe qëndrimin e propagandës revizionistë Çekosllovake, nëpërmjet njoftimeve të dhëna më anën e shtypit qendror dhe radio-televizionit, konkludohet, se qëndrimi i klikës revizionistë të Husakut ndaj ngjarjeve në Kosovë, ka qenë plotësisht pro-Jugosllav, armiqësor ndaj popullsisë shqiptarë në Kosovë e në vise të tjera të Jugosllavisë si dhe ndaj vetë RPS të Shqipërisë.

Në pamjen e Jashtme disa funksionare të MPJ të Çekosllovakisë janë shprehur se vendi i tyre “nuk ndërhyn në punët e brendshme të Jugosllavisë, prandaj dhe nuk është bërë ndonjë koment ndaj ngjarjeve në Kosovë, se janë dhënë vetëm njoftime që i referohen agjencive të tjera”. E vërteta qëndron ndryshe. Udhëheqja revizionistë Çekosllovake në fakt ka mbështetur plotësisht veprimet e dhunës dhe të terrorit të klikës shovinistë serbomadhe ndaj popullsisë Shqiptarë në Kosovë dhe gjithë Jugosllavinë, ka aprovuar tërësisht të gjitha shpifjet e trillimet e autoriteteve dhe propagandës Jugosllave kundër RPS të Shqipërisë, PPSH dhe udhëheqjes se saj. Zyrtaret çekosllovake në biseda më diplomatë të ndryshëm dhe më vetë shokët tanë, janë shprehur se Qeveria e tyre mban qëndrim “të pa anshëm” midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë lidhur më vlerësimin e ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Faktet tregojnë ndryshe, shtypi Çekosllovak gjatë paraqitjes se ngjarjeve në Kosovë, i është referuar vazhdimisht TANJUG-ut ose gazetave e revistave kryesore Jugosllave si “Borba”, “Politika”, “Nin” etj, dhe asnjëherë “Zërit të Popullit” bile as edhe në buletinin e ÇTK-se në çekisht, që është për përdorim të brendshëm. Lidhur sa sipër, drejtori i shtypit pranë MPJ Shmit, i është shprehur titullarit të kësaj përfaqësie se “për këtë çështje nuk bëjmë komente”. Kurse Zv. Ministri i jashtëm Dushan Spaçil, nuk është prononcuar. Kjo tregon edhe një herë qëndrimin zyrtar çekosllovak projugosllav mbi ngjarjet në Kosovë.

Autoritetet çekosllovake e mbështesin dhunën dhe fushatën e terrorit të klikës shovinistë serbomadhe në Kosovë. Sa sipër, Spaçil i ka thënë titullarit të kësaj përfaqësie se “autoritetet tona do të përdornin menjëherë forcën për të shtypur ndonjë lëvizje të ngjashme nacionale në Sllovaki.”. Ai ka mbështetur gjithashtu versionin Jugosllav se gjoja demonstratat e fundit në Kosovë kërcënojnë unitetin e popujve të Jugosllavisë dhe çojnë në destabilizimin e federatës jugosllave.

Shtypi revizionist Çekosllovak, megjithëse në fillim pas ngjarjeve në Kosovë pat pak njoftime mbi ngjarjet në Kosovë, më vonë ka botuar vazhdimisht njoftime mbi ngjarjet atje, për vlerësimet e udhëheqjes jugosllave ndaj tyre, mbi shpifjet, trillimet e akuzat e klikës shovinistë serbomadhe ndaj popullsisë Shqiptarë në Jugosllavi e RPS të Shqipërisë. Qëndrimi i fillimit shpjegohet më atë, se akoma nuk ishin rregulluar tëlat më Moskën, pastaj dihet se çështjen jugosllave e ato probleme që kanë të bëjnë më Shqipërinë, konsiderohen çështje të koordinuara në kuadrin e T. V.

Shtypi çekosllovak ja ka paraqitur publikut të vet ngjarjet në Kosovë më tituj sensacionale, duke ju referuar kryesisht TANJUG-ut, gazetave kryesore jugosllave, korrespodentit të ÇTK-së në Beograd, shumë pak agjencive perëndimore të shtypit dhe asnjë herë ATSH-se e shtypit të RPS të Shqipërisë. Ja p.sh. disa nga këta tituj: “Shtypi jugosllave më pakënaqësitë në Kosovë”, “Kujt i shërben kjo”? “Spastrime në Kosovë”, “Përpjekje për kundër revolucion”, “Hedhje bombash në Ambasadën Jugosllave në Tiranë”, “Dënime separatistëve nga Kosova”, “Dënime pjesëmarrësve të turbullirave në Kosovë”, “Dënime të mësuesve dhe studentëve nga Kosova për veprimtari proshqiptare”, “Proces kundër shkaktareve të prishjes se qetësisë”, “Dënime separatistëve në RSFJ”, “NIN mbi veprimtarinë armiqësore në Maqedoni”, “Manifestime të nacionalizmit Shqiptar në Shkup”, “Kundër manifestimit të nacionalizmit dhe irredentizmit Shqiptar në Maqedoni”, “Mbi persekutimet e jugosllavëve dhe grekëve në Shqipëri”, “Vështirësi të ekonomisë Shqiptarë”, “Në Kosovë vazhdon larja e hesapeve më nacionalistët”, etj.

Këto ishin vetëm titujt, ndërsa përmbajtja e këtyre njoftimeve është akoma më armiqësore ndaj nesh. Çfarë ka vjedhur vrer ndaj Shqiptarëve në Jugosllavi e RPS të Shqipërisë propaganda jugosllave, është përfshirë në njoftimet që ka dhënë “Rude Pravo”, “Pravda” e Bratisllaves, “Mllada Fronta”, “Lidove Demokracie”, e gazeta të tjera qendrore e krahinore të Çekosllovakisë.

Më zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, klika revizionistë çekosllovake doli nga guaska e të ashtuquajturit injorim të Shqipërisë dhe u fut në një veprimtari të gjere të hapur propagandistike më përmbajtje kryesisht armiqësore ndaj RPS të Shqipërisë. Propaganda revizionistë Çekosllovake u bashkua plotësisht më korin e sulmeve të përfaqësuesve të shovinizmit serbomadh ndaj popullsisë Shqiptarë në Jugosllavi dhe ndaj vendit tonë, mbështeti plotësisht veprimtarinë e dhunës, terrorit, reprezaljeve ndaj shqiptarëve në Jugosllavi dhe se fundi u implikua plotësisht në komplotin e madh Ruso-Serbomadh.

Faktet janë kokëfortë dhe tregojnë katërçipërisht të vërtetën, prandaj mendojmë se nuk qëndrojnë gjëkundi dhe nuk kanë asnjë baze thëniet e disa diplomatëve apo vendasve se Çekosllovakia mori anën e Jugosllavisë në ngjarjet e Kosovës si rezultat gjoja të lidhjeve të ngushta të vjetra e të reja tradicionale ekonomike e politike, duke nxjerre në pah bile edhe antantën e vogël jugosllavo-çeko-rumuno, para luftës se dytë botërore, apo si rezultat të simpatisë se heshtur që kanë çeket për Jugosllavinë titistë, për shkak gjoja të qëndrimeve të saja të pavarura ndaj sovjetikeve etj, etj. Siç theksuam edhe më lart këtu është fjala për një qëndrim të koordinuar midis klikës revizionistë çekosllovake dhe Kremlinit dhe për synime strategjike të socialimperializmit Sovjetik në Ballkan, ndaj Jugosllavisë e Shqipërisë.

Del pyetja tani, se si ka reflektuar ky qëndrim armiqësor i klikës revizionistë çekosllovake kundër Shqipërisë në fushën e propagandës, në marrëdhëniet shtetërore dhe tregtare midis Çekosllovakise e Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhë, që nga fillimi i ngjarjeve në Kosovë e deri tani.

Në mendojmë se vihet re një fare ndryshimi. Sigurisht, revizionistët çekosllovake, të frymëzuar nga sovjetiket, nuk heqin dore nga politika dhe përpjekjet e tyre për tu afruar e normalizuar marrëdhëniet më Shqipërinë. Atmosfera e krijuar pas kësaj fushatë propagandistike, natyrisht tani për tani e përkohshme nuk e lejon ti vazhdojnë këto përpjekje, sepse do të dukeshin shumë artificiale, prandaj gjatë kësaj periudhë nuk janë fiksuar, të paktën këtu në Prage, hapa e inisjativa qoftë dhe verbalisht për afrim e përmirësim marrëdhëniesh të Çekosllovakisë më vendin tonë. Kjo nuance është manifestuar në qëndrimin, nga pamja e Jashtme edhe të funksionareve të MPJ Çekosllovake, të cilët janë shprehur se mbajmë “qëndrim të pa anshëm” për ngjarjet në Kosovë.

Në marrëdhëniet tregtare, ceket janë treguar jashtëzakonisht rigoroze në shikimin e leverdisë se tyre. Këtë e kanë bërë edhe më parë por gjatë kësaj periudhë kjo tendence është shfaqur më e theksuar. Nga ana tjetër shpesh herë, ceket nuk kanë treguar as më të voglin predispozicion për të plotësuar kërkesat tona për disa artikuj shumë të rëndësishëm për ekonominë tonë, ose disa kërkesa për mallra shtojce apo linja të reja. Janë përgjigjur vetëm për ato kërkesa që i sjellin mundësi më shumë leverdi ekonomisë çekosllovake si dhe ato që i japin mundësi cekeve të zhvillojnë edhe veprimtari subversive, siç janë p.sh. oferta e turbinave të hidrocentralit të Komanit, të dy hidrocentraleve 50 mije kilovatësh, të linjës për ndarjen e nikelit dhe kobaltit nga karbonat bazik etj. Deri në një farë shkalle mund të përmendim edhe lejimin nga ceket të një saldoje aktive për vendin tonë, si dhe vështirësitë që po nxjerrin tani ata në kontraktimin e mallrave të importit tonë për llogari të vitit 1982 më klauzole, për të cilat çmimet përcaktohen midis dy ministrive.

Nga kontaktet që kemi pasur më vendasit të kategorive të ndryshme që nga fillimi i ngjarjeve në Kosovë e deri tani, rezulton, se pavarësisht nga propaganda e vazhdueshme armiqësore e klikës revizionistë çekosllovake ndaj shqiptarëve në Jugosllavi dhe RPS të Shqipërisë, ajo nuk e ka bërë efektin e paramenduar dhe planifikuar nga revizionistët çekosllovake. Ajo mund të mashtroje vetëm njerëzit naive. Atë e mbështesin vetëm ata Elementë që i qëndrojnë besnike regjimit të tanishëm. Një pjese e mirë e publikut Çekosllovak nuk i beson propagandës se udhëheqjes se tanishme, sepse e din që ajo nuk tregon të vërtetën dhe i deformon gjerat, prandaj shumë njerëz, për të mësuar të vërtetën për ngjarje të ndryshme, dëgjojnë emisionet e huaja e sidomos ato perëndimore. Ka shumë nga ata që dëgjojnë rregullisht emisionet e e radio-Tiranës në Çekisht dhe gjuhe të tjera. Siç dihet, agjencitë e huaja dhe shtypi perëndimor ka bërë vlerësime e dhënë gjykime objektive mbi ngjarjet në Kosovë. Nga ana tjetër dashamirësit e vendit tonë, të njohurit e përfaqësisë sonë dhe ata Elementë që simpatizojnë vijën e Partisë sonë, në i kemi ushqyer sistematikisht më materialet e Partisë sonë më qëndrimet e vendit tonë ndaj ngjarjeve në Kosovë, më shpjegimet tona, gjatë kontakteve më ta dhe njerëz të tjerë, të ndeshur gjatë kësaj periudhë.

E gjithë kjo, ka çuar në atë që shumë çeke të shprehin simpati ndaj përpjekjeve të Shqiptarëve në Jugosllavi për të fituar të drejtat e tyre kombëtare, janë shprehur pozitivisht për qëndrimin e Shqipërisë duke e konsideruar atë të ligjshme për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve të saj në Kosovë, sidomos kur ato shkelen dhe kundër atyre përdoret dhuna e terrori. Kanë dënuar përdorimin e forcës dhe reprezaljet në Kosovë nga ana e autoriteteve Jugosllave. Shumë vetë nuk u kanë besuar shpifjeve dhe trillimeve të propagandës jugosllave ndaj RPS të Shqipërisë.

Botimi shpesh i njoftimeve mbi ngjarjet e dënimet e gjyqeve Serbë në Kosovë në shtypin e përditshëm Çekosllovak, në shumë njerëz kanë bërë efekt të kundërt. Në fakt është zgjuar interesi i tyre për të mësuar të vërtetën mbi këto ngjarje, gjithashtu është rritur interesi i tyre për të mësuar sa më shumë për Shqipërinë dhe historinë e shqiptarëve.

Si konkluzion del se kësaj përfaqësie i dalin detyra akoma më të mëdha në të ardhmen për të zgjeruar propagandën mbi Shqipërinë dhe qëndrimet e Partisë sonë, për të përhapur sa më gjere në publikun çekosllovak zërin dhe mendimin e Partisë e Qeverisë sonë mbi ngjarjet në Kosovë, si dhe për të demaskuar veprimtarinë armiqësore e shpifëse të klikës shovinistë serbomadhe kundër popullsisë Shqiptarë në Kosovë e vise të tjera të Jugosllavisë, si dhe kundër RPS të Shqipërisë. Mendojmë të zgjerojmë e të organizojmë më mirë punën tonë për përkthimin në çekisht, shumëfishimin dhe shpërndarjen e artikujve të “Zërit të Popullit” sa më gjere në publikun çekosllovak.

Lidhur më propagandën tonë, mendojmë, se emisionet e radio-Tiranës në çekisht, të demaskohet akoma më shumë qëndrimi zyrtar Çekosllovak projugosllav dhe armiqësor ndaj Shqipërisë, për sa i përket ngjarjeve të fundit në Kosovë.

U shtyp në 3 kopje, Dakt. B. Arizi.                                              Agim Kasa

Nr. 67

Raport-Informativ për muajin prill.

Shtypi Çekosllovak për ngjarjet në Kosovë gjatë muajit prill.

Revizionistët çekosllovake krahas problemeve të tjera, një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar dhe ngjarjeve në krahinën autonomë socialistë të Kosovës. Gjatë këtij muaji ata e kanë drejtuar vëmendjen në zhvillimin e këtyre ngjarjeve, por këtë ata e kanë bërë në mënyrë të një anshme. Ata më kujdes nëpërmjet propagandës se tyre po zhvillojnë veprimtarinë armiqësore ndaj vendit tonë.

Shtypi çekosllovak për këto ngjarje ka shkruajtur dhe vazhdon të shkruajë. Përqendrimi i, tyre në këtë problem duke ribotuar pjese të mara vetëm nga agjencitë e huaja e kryesisht nga agjencia jugosllave “Tanjug” ka pasur qëllime të caktuara ndaj këtyre ngjarjeve e veçanërisht për vendin tonë. Se pari revizionistët çekosllovake për arsye të nivelit të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve, synojnë të injorojnë politiken tonë, qëndrimet tona parimore për problemet themelore dhe ato në shkallë botërore. Se dyti dihet që kursi politiko-ideologjik i tyre përputhet më atë Jugosllav, prandaj ata nuk hezitojnë dhe se kanë për gjë të përkrahin politiken jugosllave edhe ndaj problemeve të kombësive në atë vend.

Më të shumtat e shkrimeve janë dhënë nga korrespodenti Çek në Beograd. Sigurisht në këtë drejtim janë botuar shkrimet më negative që agjencitë jugosllave dhe të tjerat kanë dhënë për ngjarjet në Kosovë. Siç dihet, për këto ngjarje, shtypi botëror ka shkruajtur shumë gjera pozitive dhe kanë dhënë vlerësime të drejta për artikujt tanë. Lind pyetja, pse shtypi çekosllovak nuk ka shkruar edhe ai artikuj pozitive ndaj nësh për këto ngjarje? Pse revizionistët çekosllovake nuk orientuan  që në shtypin e tyre të botoheshin edhe artikujt tanë, të paktën ndonjë pasazh prej tyre? Në përgjigje të këtyre pyetjeve çështja qëndron, se revizionistët çekosllovake, si besnike të betuar të revizionistëve sovjetike, nuk mund të bëjnë asgjë më kokën e tyre. Duke u nisur nga niveli i marrëdhënieve të tanishme Çeko-Jugosllave, Mendimet që ata kanë për perspektiven e tyre, e synimet sovjetike ndaj Jugosllavisë, Çekët nuk kanë si ta prishin më këtë vend për hir të këtyre ngjarjeve.

Revizionistët çekosllovake, nëpërmjet propagandës se tyre, si më radio, televizion e shtyp, kanë dhënë dezinformime në popull. Kjo është konstatuar edhe nga bisedat më vendas, të shtresave të ndryshme, të cilët kanë mare materialet tona dhe i kanë vlerësuar ato drejtë si për ngjarjet në Kosovë dhe qëndrimin tonë mbi ato ngjarje. Nga ana tjetër është bërë e njohur prej tyre propaganda dhe puna që bëhet në popull, në mënyrë që ata të mos mësojnë të vërtetën e këtyre ngjarjeve.

Njoftimet e tyre të dhëna nëpërmjet radio-televizionit dhe botimet në shtyp, tregojnë për atë, se revizionistët çekosllovake janë duke përkrahur dhe mbështetur plotësisht politiken jugosllave. Ata kanë mbështetur idetë e krerëve jugosllave se “këto ngjarje kanë pasur nxitje nga jashtë”, kanë theksuar idenë se “personat që kanë ngritur krye në Kosovë, janë influencuar nga propaganda shqiptarë”. Venë në dukje shumë “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar”. Kanë paraqitur më shumë masat që Qeveria jugosllave mori për pastrimet e Elementëve dhe qëndrimin e ashpër që do të mbahet ndaj këtyre Elementëve në të ardhmen etj.

Revizionistët çekosllovake, veprimtarinë armiqësore ndaj vendit tonë e zhvillojnë në mënyra të ndryshme, por më e efektshme për ta është ajo nëpërmjet propagandës. Ashtu si në rastet tjera, siç që periudha e prishjes se marrëdhënieve më Kinën, edhe tani në këtë situatë të krijuar nga ngjarjet në Kosovë, ku përveç të tjerave flitet dhe për të ardhmen midis vendit tonë dhe Jugosllavisë, ata presin momentin dhe dëshirojnë që këto marrëdhënie të mos ecin ashtu siç ishin para zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë. Krerët e Pragës pa dyshim krijojnë dhe iluzione se ndoshta përsëritët periudha e mëparshme për “marrëdhënie të mira” të tyre më Shqipërinë. Ekzistenca e marrëdhënieve të mira midis Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë kryesisht i detyron Çekët ti japin çdo përkrahje, po të jetë nevoja edhe ndihma ekonomike Jugosllavisë. Ketë ata e bëjnë sepse ashtu është dhe detyra e tyre e ngarkuar nga Moska por edhe për faktin se Çekosllovakia është e lidhur në disa drejtime ekonomike më Jugosllavinë dhe mendon shumë për pasojat që do rrjedhin nga zhvillimi i ngjarjeve në atë vend. Populli çekosllovak lidhur më këto ngjarje nuk qëndron indiferent, por kërkon të dije mbi realitetin e ngjarjeve në Kosovë. E keqja është se ata pak informohen duke mësuar vetëm mbi njoftimet që jepen në radio-televizion dhe shtypin çekosllovak të huajtura nga agjencitë e huaja. Kjo është karakteristike për shtresat e ulëta të popullit. Ndryshe qëndron puna më inteligjencën dhe kuadrot e larta të cilët dëgjojnë emisionet e huaja të radios.

Më sipër përmendem se të shumtat e këtyre shkrimeve, të mara nga agjencitë Jugosllave, i ka dhënë korrespodenti Çek në Beograd. Të bie shumë në sy momentet dhe pasazhet të cilat revizionistët çekosllovake kanë botuar në shtypin e tyre. Kështu p.sh. “Rude Pravo” e datës 4. 4. 81 nder të tjera shkruan: “se veprimet e përcaktuara antishtetërore, lidhen më rritjen e aktivitetit të përgjithshëm të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Jugosllavisë. Buletini i ÇTK-së datë 9.4.81 duke botuar pasazhet nga agjencia “Tanjug”, ve në dukje se “artikulli i organit të KQ të PPSH është në fakt ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Jugosllavisë”. Po ky buletin i datës 17. 4. 81 në referim të gazetës Jugosllave forcon idenë e krerëve Jugosllave më këtë pasazh: “janë ato qarqe të cilët as pas 40 vjetëve të tentativës se pasuksesshme të fashistëve për të ndare Jugosllavinë, nuk janë larguar nga mendimi për krijimin e Shqipërisë se madhe”, ose përmenden pasazhet e tjera siç janë: “artikulli është ndërhyrje direkte në çështjet e brendshme të shtetit sovran”, “Zëri i Popullit” është goditje tjetër për popullin jugosllav i cili ka filluar të mësohet më tonin e ri në bisedimet më këtë vend fqinjë”, etj.

Pra për sa sipër del qartë se revizionistët çekosllovake nëpërmjet këtyre shkrimeve duan të errësojnë gjendjen e vërtetë mbi ngjarjet e Kosovës, donë të paraqes vetëm njërën anë, atë Jugosllave e cila paraqet vetëm shpifje kundër vendit tonë dhe politikes se tij të drejtë. Si konkluzion mendojmë të nxjerrim atë që revizionistët çekosllovakë kanë intensifikuar veprimtarinë e tyre armiqësore ndaj vendit tonë në format nga më të ndryshme. Ata si për çdo rast tjetër edhe në këtë kanë bërë aq sa i kanë udhëzuar krerët e Moskës. Çeket një fare përgatitje për ngjarjet në Kosovë kanë bërë, ashtu siç doli dhe nga diplomatët se ata kanë grumbulluar mjaftë materiale, por presin momente të përshtatshme e porositë nga socialimperialistët sovjetike për të dale dhe ata më qëndrimin e tyre më anën e ndonjë artikulli.  Ashtu si deri më sot, nuk pritët që Çeket në të ardhmen të botojnë pjese nga shtypi ynë sidomos nga artikujt e “Zërit të Popullit” për ngjarjet në Kosovë, në favorin tonë. Ata do vazhdojnë të japin pjese vetëm nga agjencitë perëndimore dhe ato pjese që flasin në mënyrë negative për këto ngjarje e kryesisht për vendin tonë.

Mehdi Shaqiri

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …