Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij pasi dështoi të fitonte më shumë se katër komuna, në mbarë vendin. Ajo thotë se nuk janë të vërtetë fjalët e Albin Kurtit, se të gjithë u bënë kundër tij në balotazhin e 14 nëntorit”. Kurti e di se nuk është ashtu sepse në nëntë komuna ka bërë marrëveshje të koalicionit. Në shtatë prej tyre të hapura në dy a tri të fshehta. Diku kanë funksionuar diku jo sepse marrëveshjet nuk funksionojnë çdo herë. Pse marrëveshja e partive tjera quhet pazar e marrëveshja e kryeministrit Kurti, po u quaka marrëveshje, këtë nuk e ka sqaruar ai, tha Donika Kadaj-Bujupi.
