Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, e ka pyetur Blerim Velën, shefin e kabinetit të Vjosa Osmanit, nëse ajo e mbështet moszbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në Amerikë si dhe projektin amerikan për gazsjellësin. Këtë pyetje Grenelli e ka shtruar pasi Vela i ka replikuar atij kur ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti. Grenell ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit, Albin Kurti në zgjedhjet lokale. Ky mesazh erdhi pasi Kurti ka refuzuar Amerikën si dhe për shkak se nuk e ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Badhë. Është e papranueshme ta refuzosh energjinë e rinovueshme të pastër dhe marrëveshjet e normalizimit ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmanit iu ka bërë e qartë se Uashingtoni zyrtar nuk pajtohet me Albin Kurtin, ka shkruar Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …