Mbjellja e luleve zbukuron Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

Të dielën me rastin e 1 majit, ka filluar mbjellja e luleve në hapësirat gjelbëruese në Sheshin Adem Jashari. Punën e mbjelljes, nga afër e ka monitoruar Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura, ai u shpreh i kënaqur më punën që po bëhet në këtë stinë për zbukurimin e hapësirave publike.

Mbjellja dhe kultivimi i luleve në hapësira publike përmirëson ndjeshëm pamjen e qytetit në stinën e pranverës. Shembulli i njëjtë duhet të ndiqet edhe nga pronarët e lokaleve private, një pjesë e të cilëve tashmë kanë filluar mbjelljen e luleve të ndryshme në hapësirat para lokaleve private.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …