Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se zgjedhjet lokale dëshmuan mashtrimet e Lëvizjes Vetëvendosje

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Albin Kurti dhe  Vjosa Osmani janë treguar arrogantë ndaj opozitës dhe ndërkombëtarëve, por është fat që Kurti dhe Osmani s’kanë fuqi, se  po të kishin do ta shtynin Kosovën drejt luftës. Këto zgjedhje u zhvilluan në një ambient shumë më normal krahasuar me ato nacionale të 14 shkurtit në të cilat u promovua një histeri që ngjante me ato fashiste. Jo vetëm nga Vetëvendosja  dhe paterica e saj ‘Guxo’, por edhe nga disa media. Zgjedhjet lokale dëshmuan se ky ballon po shfryhet, mashtrimet po dalin në shesh dhe qytetarët po dëshmohen se janë vlerësues racional në afat të gjatë. Për fat të keq kam vërejtur se çdo gjë që e kanë kritikuar Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në të kaluarën e kanë bërë vet gjatë kësaj kohe, pa asnjë konsideratë. Ajo që veçmas i veçon është një arrogancë jo vetëm ndaj opozitës dhe votuesve të tyre, por edhe ndaj ndërkombëtarëve.  Isa Mustafa ka thënë se rikthimi i LDK-së në Prishtinë është i rëndësishëm edhe pse ka pritur që LDK-ja do të fitojë në Gjilan, Besianë  dhe në Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …