Dega në Dragash e PDK-së ka reaguar ashpër pas skandalit që u shfaq sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Dragash ka reaguar ashpër pas skandalit që u shfaq sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku u panë qindra zarfa të ardhura me postë e ku shihej qartë se ishin të plotësuar nga një dorë e njëjtë. PDK e Dragashit ka ftuar Prokurorinë që të hetoj këtë rast dhe të parandaloj deformimin e vullnetit të mijëra qytetarëve të Dragashit. Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë. Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë. Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë. Askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …