Lidhur me takimin, që u mbajt dje në Bruksel ka folur edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut. Prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë ”, ka shkruar Miroslav Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …