Takimet në Bruksel janë mbajtur të ndara në nivel kryenegociatorësh me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe nuk ka pasur takim trepalësh. Në një njoftim të qeverisë thuhet se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takimin me Lajçak diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese, çështjen e të pagjeturve, takimet e nëngrupeve punuese dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në Kizhevak të Serbisë. Delegacioni i Kosovës ngriti shqetësim të madh për rastin e fundit, kur Serbia si organizatore e botërorit të boksit, ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit. Gjithashtu, shqetësim tjetër i ngritur janë pengesat e shkaktuara nga autoritetet serbe në transferin e mjeteve për tri komunat e Kosovës Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …