Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se rreth 100 punonjës në Radio Televizionin e Kosovës marrin paga më shumë se paga e një ministri. Murati gjatë shqyrtimit të Projektligjit për vitin 2022 është shprehur se, ka një shkurtim të buxhetit për RTK-në. “Te RTK është e vërtet që ka një shkurtim të buxhetit dhe këtë nuk e kemi bërë duke mos e marr parasysh gjendjen, por besoj se edhe ju si Komision, ndoshta edhe e dini që në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e një ministri”, tha Murati. Po ashtu, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2022. Murati gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit ka thënë se përveç rritjes së buxhetit për disa dikastere, është paraparë vazhdimi i Programit të Ringjalljes Ekonomike përkundër faktit që deri diku ekonomia është rikoperuar. Opozita ka pasur kritika për Projektbuxhetin, duke saktësuar se nuk është projekt zhvillimor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …