leoni

Amerika ka paralajmëruar sanksione, kundër atyre që rrezikojnë prishjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën

Amerika ka paralajmëruar sanksione, kundër atyre që rrezikojnë prishjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione, kundër subjekteve që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës, ose prishje të marrëveshjes. Deklarata ka ardhur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pas tensionimit të situatës në vend. Mesazhi duket se i është adresuar udhëheqësit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili javët e fundit ka kërcënuar me ndarjen e Republikës Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.  “Si dëshmitare nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, SHBA-ja përsërit se lëvizjet për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga institucionet e nivelit shtetëror ose për të destabilizuar Marrëveshjen, do të përballen me veprime të duhura, përfshirë marrjen në konsideratë të sanksioneve”, tha Blinken. Marrëveshja e Dejtonit ka krijuar dy entitete në Bosnje: Federatën Myslimano-Kroate dhe Republikën Sërpska.Vendi qeveriset dhe administrohet sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja, dhe ka një qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale. Dodik, përfaqësuesi serb në Presidencë, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, duke përfshirë gjyqësorin, ushtrinë dhe administratën tatimore të Bosnjës. Në letrën e tij, Blinken tha se hapat për të minuar institucionet e Bosnjës, do të rrezikonin jo vetëm perspektivën evropiane të vendit, por do të dëmtonin edhe stabilitetin rajonal dhe ekonominë e brishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …