Nënshkruhet protokolli teknik në fushën e transportit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Më 27.04.2016, delegacioni i Ministrisë së Infrastrukturës, i kryesuar nga Burim Krasniqi, drejtor i Departamentit Tokësor, ka nënshkruar protokollin teknik në fushën e transportit me delegacionin e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë.

Protokolli në fjalë është nënshkruar në bazë të nenit 17 të marrëveshjes bilaterale, të nënshkruar midis dy ministrave më 22.07.2011, me të cilin është arritur pajtimi që të ketë lehtësira në transportin e rregullt dhe sezonal të udhëtarëve në mes të dy vendeve, si dhe për operatorët e transportit të mallrave.

Me këtë protokoll, të dy palët janë dakorduar që të kenë bashkërendim të veprimeve në pjesën e kontrollit të transportit, sidomos të atij të udhëtarëve në sezonin veror.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …