Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë vjetore që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga mbidoza janë rritur për 28.5 për qind në periudhën prill 2020 – prill 2021. Ekspertët besojnë se mbidoza mund të jetë shkaktuar për shkak të ndikimit të pandemisë dhe furnizimit me substanca sintetike siç është fentanil. Raste me mbidozë janë raportuar në shumicën e qyteteve amerikane. Sipas autoriteteve amerikane, në periudhën paraprake ishin regjistruar 78,056 viktima.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …