Rezultatet përfundimtare të radhës së dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të cilat janë mbajtur më 14 nëntor, pritet të shpallen së shpejti. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se ky institucion është duke u angazhuar në përmbylljen e procesit zgjedhor. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u angazhuar që ta përmbyllë procesin e zgjedhjeve lokale, i cili ka filluar në mes të muajit qershor, kur ishte shpallur data e zgjedhjeve. Deri më tani, KQZ-ja ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për 38 kuvendet komunale dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetarë të 17 komunave që janë mbajtur më 17 tetor. Në proces është shpallja dhe certifikimi i rezultatit përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave që u mbajtën më 14 nëntor”, ka thënë Valmir Elezi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …