Ish-sekretarja e Shtetit, Medlin Olbrajt, u betua në postin e kryetares së re të Bordit të Politikave të Mbrojtjes

Ish-sekretarja e Shtetit, Medlin Olbrajt, u betua në postin e kryetares së re të Bordit të Politikave të Mbrojtjes

Ish-sekretarja e Shtetit, Medlin Olbrajt , u betua si kryetare e re e Bordit të Politikave të Mbrojtjes të mërkurën, njofton Pentagoni. Ky emërim vjen pothuajse një vit pasi administrata Trump e largoi atë dhe ekspertë të tjerë të sigurisë kombëtare nga ky komitet këshillues, shkruan CNN. Ollbrajt është kryetarja e parë e bordit që kur Sekretari i Mbrojtjes Llojd Ostin filloi rishikimin e tij të komiteteve këshillimore të Pentagonit në fillim të këtij viti. Në fillim të shkurtit, z. Ostin shkarkoi qindra anëtarë të 42 bordeve dhe komiteteve të departamentit, duke përfshirë anëtarë të cilët ishin të emëruar në ditët e fundit të administratës Trump. Tani, një vit pasi u hoq nga Bordi i Politikave të Mbrojtjes, 84-vjeçarja Olbrajt do të kthehet si kryetare e tij. Ajo shërbeu si sekretarja e parë femër e shtetit nga viti 1997-2001.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …