UNDP dhe ASK nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për transferimin dhe publikimin e të dhënave të Pulsit Publik

UNDP dhe ASK nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për transferimin dhe publikimin e të dhënave të Pulsit Publik

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për të vazhduar bashkëpunimin për transferimin dhe publikimin e të dhënave të mbledhura duke filluar nga viti 2002 me Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm i cili ka vazhduar me Pulsin Publik nga viti 2010 e deri më sot.

Qëllimi i këtij memorandumi është të përmirësojë qasjen dhe përdorimin e të dhënave nga institucionet e Kosovës për politikëbërje si dhe nga palët e tjera të interesuara, duke përfshirë akademinë, organizatat joqeveritare dhe organizatat zhvillimore.

Të dhënat e Pulsit Publik plotësojnë të dhënat ekzistuese në Kosovë të prodhuara nga ASK-ja dhe subjektet tjera duke ofruar të dhëna të mbledhura gjatë 10 viteve të fundit mbi perceptimet e njerëzve për çështjet politike dhe socio-ekonomike, demokratizimin, kënaqësinë me institucionet qendrore dhe lokale, sundimin e ligjit, funksionimin e shërbimeve publike, marrëdhëniet ndëretnike dhe tolerancën sociale, çështjet e sigurisë, mjedisin, etj.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme, në emër të UNDP-së dhe Ilir T. Berisha, Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv në emër të ASK-së nënshkruan memorandumin.

“Ky memorandum është një vazhdimësi e bashkëpunimit shumë të vlefshëm ndërmjet UNDP-së dhe ASK-së në ofrimin e të dhënave dhe vënien në dispozicion të institucioneve të Kosovës dhe palëve të tjera të interesuara. Të dhënat duhet të jenë bazë për planifikim dhe politika zhvillimore. UNDP në Kosovë në partneritet me USAID-në është zotuar të mbështes mbledhjen e të dhënave si bazë për hartimin e politikave të bazuara në dëshmi gjatë 20 vjetëve të fundit. Seritë kohore të të dhënave të Pulsit Publik plotësojnë ato të mbledhura nga ASK-ja dhe institucionet e tjera. Vendosja e tyre në dispozicion përmes ASK-së rrit dukshmërinë e tyre dhe, shpresojmë, përdorimin nga institucionet e Kosovës, “ tha me këtë rast zonja Suokko.

  1. Berisha theksoi se “ASK vlerëson bashkëpunimin me UNDP dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të mirëkuptimit bëhet me qëllim të ofrimit të një dritareje në web faqen e ASK-së për vizualizimin e të dhënave të Pulsit Publik duke përfshirë prezantimin e autorësisë së këtyre të dhënave. Të dhënat e Pulsit Publik, janë matës i perceptimeve të qytetarëve të Kosovës për ndryshimet në Kosovë, në lidhje me demokratizimin, zhvillimin ekonomik, drejtimin politik dhe te proceseve tjera. “

Memorandumi i sotëm është i dyti me radhë – pas nënshkrimit të memorandumit të parë me ASK-në në korrik të vitit 2020 dhe ofron bazën për vazhdimin e transferimit dhe publikimit të të dhënave të Pulsit Publik. Partneriteti dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me Agjencinë janë shumë të rëndësishme për UNDP-në, duke njohur rolin kyç të ASK-së si institucionit kryesor përgjegjës për mbledhjen e të dhënave zyrtare në Kosovë.

Projekti vazhdon që nga viti 2002, fillimisht si Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm dhe më vonë si Pulsi Publik dhe që nga fillimi financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …