Salih Berisha dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha e Sali Berisha akuzojnë njëri-tjetrim për korrupsion e mashtrime edhe pse kanë bashkëqeverisur

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu ka përgjigjur Sali Berishës, i cili nga Librazhdi e akuzoi se po shkon në Amerikë me dy dosje të rënda, çështjen e lobimit  dhe atë të “Toyota Yaris”. Lideri i PD-së thotë se Sali Berisha po riciklon Edi Ramën duke e shoqëruar reagimin në Twitter me videon e akuzave që kryeministri i bëri pak ditë më parë nga foltorja e Kuvendit për çështjen e dosjes “Toyota Yaris”. “I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale”, shkruan ai. “Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA, unë do i them dy fjalë, Lulëzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe “Saje qorri”, Saimir Tahiri, shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, jo me një por me dy po kaq të rënda, me dosjen “Muzin” dhe dosjen “Toyota Yaris. Merrjani tabulatet që më thoshte mua: Aman mos ia përmend emrin Suel Çelës. Ja ku e keni pra. I ka ngelur vetëm shpifja dhe trillimi”, tha më parë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …