Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të shmangë përshkallëzimin e tensioneve në kufirin me Ukrainën. Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, Stoltenberg tha se NATO po ndjek nga afër situatën në kufirin e Ukrainës. Duke vënë në dukje do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kievin, Stoltenberg tha: “Në afërsi të kufirit të Ukrainës shikojmë intensitetin më të madh dhe më të jashtëzakonshëm të forcave ruse. Rusisë i bëjmë thirrje që të jetë transparente, të mos përshkallëzojë tensionet, të ndihmojë dhe të ulë tensionet përgjatë kufirit me Ukrainën”. Ai vuri në dukje se është urgjente që Rusia të tregojë transparencë për çështjen e lëvizshmërisë së saj ushtarake në zonat e afërta me kufirin. “NATO ka ndjek nga afër situatën. Vazhdojmë të sigurojmë mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën”, shtoi Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …