Nisi ndërtimi i dy shtëpive për nevojtarët, njëra nga to, për një nënë me katër jetimë, kjo falë vullnetit e gatishmërisë së bizneseve ferizajase, me kontributin edhe të Komunës së Ferizajt, koordinuar përmes koordinatorit Agon Zhinipotoku, që dimri t’i gjej këto familje në strehë të tyren, të ngrohtë e të dashur.
Komuna e Ferizajt i falënderon bizneset vullnetmira që nuk kursejnë asgjë, për t’i shtrirë dorën nevojtarëve.