Qytetar të shumtë të shteteve të Evropës po protestojnë kundër masave të reja kundër pandemisë. Për të kundërshtuar masat e reja kundër pandemisë që ka marrë qeveria e Austrisë, dhjetëra mijëra qytetar kanë protestuar në Vjenë kundër këtyre masave. Protesta të tilla ka pasur edhe në Kroaci, Zvicër, Itali, Holandë, Irlandë e shtete tjera. Disa protesta janë shoqëruar edhe me dhunë, të plagosur e të arrestuar. Protestuesit kanë mbajtur pankarta ku i thuhej jo vaksinimit të detyrueshëm, jo masave të reja shtrënguese dhe kërkesa të tjera. Protestuesit kanë shfaqur kundërshtimine tyre edhe kundër kufizimeve të koronavirusit dhe kartave të detyrueshme për COVID-19 që po kërkohen në shumë vende evropiane për të hyrë në restorante, tregje Krishtlindjesh ose ngjarje sportive.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …