Mehaj: Nga prania e përhershme ushtarake e SHBA-ve në Kosovë, do të përfitonte edhe rajoni

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është duke marr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri që po mbahet në Halifax, në Kanada. Ai ka shkruar se në margjina të kësaj konference është takuar me takuar komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së. “Në atmosferë tejet miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falënderimin tim. Së bashku shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global. Gjithashtu, ritheksova rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës, gjë që do të ishte në benefit jo vetëm të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe më gjerë” ka shkruar  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …