Ambasada e Kosovës në Austri njofton se shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021. Ky shërbim pezullohet pasi për shkak të shtimit të madhe të rasteve të infektuara nga virusi korona, autoritet austriake kanë vendosur që i gjithë vendi të hyjë në karantinë. “Duke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.Shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlen rregulli i masave mbrojtëse 2G” thuhet në mes tjerash në njoftimin e ambasadës së vendit tonë në Austri.
Për raste emergjente dhe informata ju lutem të na kontaktoni në:
Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865
E-mail: [email protected]