Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit. Në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore, në vendin tonë nuk është evidentuar asnjë viktimë e shkaktuar nga virusi korona ndërkohë që janë evidentuar 7 raste të reja të të infektuarve me këtë virus dhe 33 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 698 ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 326. Ministria e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat për luftimin e përhapjes së pandemisë: vaksinimin, ruajtjen e distancës, vendosjen e maskave dhe mbajtjen e higjienës.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …