Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka paralajmëruar padi civile kundër zëvendës- ministrit aktual të Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke sqaruar se padinë do ta ushtrojë për shpifje ndaj tij si pasojë e ushtrimit të kallëzimit penal që zv.ministri Sallahu e kishte bërë qysh në muajin prill ish ministrit Selim Selimi. “Jam në përgatitje të një padie civile ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahu për shkak se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj meje me rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër meje më 26 prill të këtij viti. Dezinformatat e përhapura nga z.Sallahu u vërtetuan sot me hedhjen poshtë kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale”, ka paralajmëruar Selimi. Ai përmes kësaj padie do të kërkojë 300 mijë euro si kompensim, të cilën do të dhurojë në një fondacion për shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konsideroj se ushtrimi i kallëzimit penal ndaj meje është një nga metodat e persekutimit politik që po përpiqet të kryejë pushteti aktual ndaj kundërshtarëve të tij politikë”, ka shkruar Selim Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …