Selim Selimi - Nehat Thaci

Prokuroria Speciale hodhi poshtë kallëzimin penal të zëvendësministrit, B. Sallahu kundër Selim Selimit e Nehat Thaçit

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë së Qeverisë Kurti, kundër  Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat. Lajmin lidhur me vendimin për hedhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar  prokurori special, Milot Krasniqi, bën të ditur “Betimi për drejtësi”. Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social, nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Në lidhje me këtë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili kishte publikuar lajmin për ngritjen e këtij kallëzimi penal, ka hezituar të komentojë hedhjen e kallëzimit penal. Vetëvendosja gjatë fushatës zgjedhore  kishte paralajmëruar se do të burgoste, madje edhe do të tërhiqte zvarrë zyrtarët e korruptuar sipas pretendimeve  së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …