Përveç AAK-së, Ramën e ka përkrahur edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, derisa është shprehur i bindur se 75% e elektoratit të partisë së tij e ka votuar Përparim Ramën Ramën dhe jo Arben Vitinë. “Është e vërtetë sepse nuk është zbuluar deri në ditët e fundit se kë e kemi përkrahë, e them me plotë kuptimin e fjalës që elektorati i AAK-së është rreshtuar për Ramën dhe e ka votuar, nuk mund të them 100% po për mbi 75% e kanë votuar z.Rama dhe ajo diferenca është bërë nga Aleanca nga PDK dhe qytetarët e tjerë që kanë menduar që me z.Rama përfiton Prishtinë”, ka thënë Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga 100 eurove për çdo fëmijë dhe pensionist
Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga …