Sot gjuha shqipe shkruhet e flitet nga rreth 15 milionë shqiptarë sa konsiderohet që janë në trojet etnike dhe në shtetet e ndryshme të botës. Përveç alfabetit unik që nga viti 1908, të gjithë intelektualët shqiptarë, krijuesit, shkollat, universitetet, mediet, administrata, politika, shqiptarët kudo ku jetojnë në troje e në mërgatë, shkruajnë dhe bëjnë përpjekje ta flasin sa më mirë gjuhën e njësuar letrare të kombit. Kurora e bashkimit të kombit, ishte edhe Kongresi i Drejtshkrimit i mbajtur, në Tiranë, në vitin 1972, ku ishin mbledhur gjuhëtarë nga të gjitha trojet shqiptare: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, nga arbëreshët e Italisë etj. Ai Kongres u quajt Kongresi i Drejtshkrimit, që në fakt ishte po ashtu një ngjarje historike që do të çonte më tej procesin e integrimit shpirtëror në drejtim të bashkimit kombëtar, edhe pse territorialisht të ndarë më shumë se çdo popull tjetër në botë, veçmas në Evropë! (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …