Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, ka caktuar këshillin organizues për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.
Në këtë takim, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.
Aktivitete do të planifikohen në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në lidhje me situatën pandemike të Covid-19.