leoni

Kryetari Suma uron 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka shprehur urime për pjesëtarët e kombit shqiptar.

“Dita e 22 Nëntorit, lidhet me Kongresin e Manastirit të mbajtur në vitin 1908 në të cilin intelektualët shqiptarë nga Ballkani e unifikuan alfabetin shqip. Themelimi i alfabetit është një prej arritjeve dhe shënimeve të identifikimit nacional të një populli. Gjuha shqipe është pjesë përbërëse e pasurisë sonë kulturore me të cilën konfirmojmë angazhimet tona për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët

Urime 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit shqip një feste e cila e kremton alfabetin, gjuhën dhe shkrim-leximin dhe në përgjithësi fjalën shqipe si vlerën më të lartë civilizuese të Kombit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …