leoni

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka qëndruar në Prizren për ta uruar kryetarin e ri, Shaqir Totaj

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka qëndruar në Prizren për ta uruar kryetarin e ri, Shaqir Totaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Prizren për ta uruar kryetarin e ri, Shaqir Totaj dhe për të falënderuar qytetarët e kryeqytetit historik e kulturor pësimin e dhënë më 14 nëntor. Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare.  Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t’i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare. Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …