leoni

Arben Gashi

Arben Gashi i thotë kryekuvendarit, Konjufca: Lista Serbe, partneri juaj në qeverisje nuk mori pjesë në votim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të votimit për raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për 2020, deklaroi se në votim nuk morën pjesë opozita dhe Lista Serbe. Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se ky konstatim i Konjufcës është i pasaktë dhe jashtë standardit të konstatimit të rezultatit të votimit.  “Nëse ju i referoheni një gjeneralizimi të tillë opozita votojë kundër dhe Lista Serbe votojë kundër, atëherë do të duhej të ishte një gjeneralizim tjetër më i saktë, partitë opozitare votuan kundër dhe partneri i koalicionit Lista Serbe, pra partneri juaj në qeverisje nuk mori pjesë në votim. Ky gjeneralizim mu duk tendencioz dhe i pasaktë, besoj që ju ka ikur se nuk do të duhej të ishte si i tillë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …