Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për kryetarë të 18 nga 21 komunat, të cilat janë mbajtur më 14 nëntor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit. Aktualisht në PZAP janë në procedurë të shqyrtimit dhe vendosjes dy ankesa që kanë të bëjnë me komunën e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa një tjetër, që ka të bëjë me komunën e Dragashit është në proces në Gjykatën Supreme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …