UNDP lansoi Analizën e Pulsit Publik 'Ndërveprimi njerëz-komuna në kohë krize: Një rast studimor për COVID-19'

UNDP lansoi Analizën e Pulsit Publik ‘Ndërveprimi njerëz-komuna në kohë krize: Një rast studimor për COVID-19’

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi sot Analizën e Pulsit Publik ‘Ndërveprimi njerëz-komuna në kohë krize: Një rast studimor për COVID-19’ në një prezantim virtual të të gjeturave kyçe.

Anketa, e cila u krye në pesë Komuna, Fushë Kosovë, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Zveçan, vë në pah sfidat me të cilat këto Komuna janë ballafaquar gjatë pandemisë dhe nivelinë e kënaqshmërisë së banorëve me përkrahjen dhe që u dha, komunikimin me ta si dhe ofrimin e shërbimeve publike dhe disponueshmërinë e burimeve financiare në kontekstin e pandemisë COVID-19.

Në vijim disa nga gjetjet kryesore:

  • Në përgjithësi, të anketuarit e pesë komunave të përfaqësuara në këtë studim ishin më pak të kënaqur me mbështetjen komunale dhënë atyre ose familjeve të tyre dhe komuniteteve të tyre (përkatësisht 52% dhe 42%), sesa të kënaqur (respektivisht 25% dhe 26%).
  • Të pyetur se çfarë do të duhej të bëjë komuna për të mbështetur personat e prekur nga COVID 19, shumica e të anketuarve (61%) theksuan që komunat duhet të ofrojnë ndihmë financiare për ata që janë prekur nga COVID-19 si dhe për familjet në nevojë, të shpërndajnë pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë (15%), si dhe të ofrojnë shërbime mjekësore e ilaçe pa pagesë për të gjithë (9%).
  • Rreth 54% të të gjithë të anketuarve ndjeheshin që janë mbajtur të informuar deri në një masë, ose tejet mirë të informuar lidhur me pandeminë nga komunat e tyre. Kjo u konfirmua tutje edhe në diskutime në grupe fokusi. Përtej kësaj, 95% të shqiptarëve të Kosovës, por vetëm 74% e serbëve të Kosovës, theksuan që kanë marrë informata në gjuhën e tyre amtare.
  • Diskutimet në grupe fokusi zbuluan se komunitetet joshumicë ishin të pakënaqura me këtë aspekt të ndarjes së informatave, si dhe ndjeheshin të diskriminuar kur materialet nuk ofroheshin në gjuhën e tyre amtare. Komunitetet jo-shumicë (serbët e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, turqit e Kosovës, romët e Kosovës, ashkalinjtë e Kosovës dhe egjiptianët e Kosovës) po ashtu nuk pëlqenin komunikimin e komunave që kryesisht përqendroheshin tek mediat sociale për informimin e banorëve të tyre, duke anashkaluar faqet dhe kanalet e tyre zyrtare, gjë që pengonte mbulimin e gjeneratave më të moshuara në mënyrë më efikase.
  • Shkalla mesatare e të informuarit nga komunat përkatëse për pandeminë COVID-19 është 3.3 pikë në të pesë komunat (në shkallë prej 1 deri në 5, ku 5 nënkupton që janë shumë mirë të informuar). Shkalla mesatare e kënaqshmërisë me përkrahjen komunale të përfituar për veten ose familjet e tyre shkon vetëm deri në 2.5 pikë, si krahasim.
  • Shpalljet në televizionet lokale ose mbarë-kosovare, Facebook-u, si dhe familja dhe miqtë janë tre burimet kryesore për informata lidhur me COVID-19 midis banorëve në të pesë komunat.
  • Më shumë se gjysma e të gjithë të anketuarve besonin që burimet financiare dhe infrastrukturore të komunave të tyre për reagimin ndaj COVID-19 ishin të mjaftueshme.
  • Përgjithësisht, më se 70% dhe deri në 84% e të anketuarve thanë se komuna ishte efikase ose tejet efikase në ofrimin e shumicës së shërbimeve publike si: menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i ujërave të zeza, mirëmbajtja e rrugëve lokale, transporti lokal, ujësjellësi, mirëmbajtja e ndriçimit dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore nga Qendrat Mjekësore Familjare (QMF) përgjatë gjithë pandemisë.

Analiza përfshin edhe një sërë rekomandimesh në fushat e ndihmës financiare dhe subvencionimit,  kanaleve të komunikimit dhe gjuhës së përdorur, angazhimit qytetar në vendimmarrje komunale dhe prioritizimit të buxhetit dhe  burimeve financiare, infrastrukturore dhe njerëzore dhe ofrimit të shërbimeve publike.

Raportin në tri gjuhët mund ta gjeni në vegëzën në vijim: https://bit.ly/30RQvwm

 

Analiza e Pulsit Publik bazohet në hulumtimin që përfshiu 500 intervista përmes anketimit ë cilat janë kryer në mars të vitit 2021 dhe nëntë diskutime në grupe të fokusit që janë kryer nga prilli deri në qershor 2021.

Pulsi Publik financohet bujarisht nga populli amerikan përmes USAID.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …