Në konkursin që shumë kohë më parë ka shpallur Gjykata Speciale, ku kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata që pretendojnë se kanë qenë viktima të UÇK-së, deri tani kanë marrë këtë status qindra shqipfolës, kryesisht bashkëpunëtorë të ish regjimeve serbe. Nga Gjykata Speciale bëhet e ditur se një dëshmitar i mbrojtur, pa identitet publik, është tërhequr nga aplikimi i tij për t u trajtuar se viktimë në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. I koduari me shifrën 35/06”, është njëri nga ata që ka aplikuar për të dëshmuar si viktimë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. I njëjti ka informuar Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave se është tërhequr nga aplikimi i tij. Këtë veprim ai e ka ndërmarrë më 9 nëntor, duke kontaktuar direkt me Zyrën ku fillimisht ai e kishte dërguar aplikimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …