Njoftim publik për mbajtjen e  mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Rahovecit

Në bazë të nenit 42.2 të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale Nr.03/L-040, si dhe nenit 73.1 të Statutit të Komunës së Rahovecit 01 Nr.1005 të datës 29.03.2017, Kryetari i Komunës së Rahovecit pas dorëzim – pranimit të detyrës, bën këtë:

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, institucionet komunale, kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, institucionet fetare, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së, mediat e shkruara, mediat elektronike dhe të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, si dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar, se me datën 3 dhjetor 2021, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, duke filluar nga ora 10:00. Në këtë seancë do të bëhet konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, do të bëhet dhënia e betimit të anëtarëve të ri të zgjedhur të Kuvendit dhe dhënia e deklaratës së betimit solemn të Kryetarit të zgjedhur të Komunës.

Ju mirëpresim!. Kryetar i Komunës Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …