Ftohen të gjithë asamblistët e rinj të komunës së Rahovecit që të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, e cila do të mbahet me datë 3 dhjetor 2021 (e premte). Gjithashtu, ju njoftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën për marrjen e detyrës së anëtarit/ës të Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Ceremonia e mbledhjes fillon në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Të bashkangjitur me ftesën gjeni edhe rendin e ditës.
Ora 10:00 – 10:15 – Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të rinjë të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve të tjerë;
Ora 10:15 – 10:45 – Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të kuvendit;
Ora 10:30 – 10:45 – Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës:
– Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës;
– Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës;
Ora 10:45 – 11:00 – Fjala Përshëndetëse e Kryetarit të Komunës;