Komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Rahovec, bën organizimin e aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.
Agjenda e aktiviteteve:
E diel, 28 nëntor 2021
Ora 09:00 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kompleksi Memorial në Gradish
Ora 09:40 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kompleksi Përkujtimor “Maja e Shkodranit”
Ora 10:20 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kulla e Heronjve në Opterushë
Ora 10:40 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve-Rahovec
Ora 11:00 – Programi festiv-Shkolla e muzikës “Faik Sylka”- Rahovec dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Bajram Curri”-Krushë e Madhe
Ora 12:00 – Turnir në futboll të vogël–Palestra Sportive “Mizahir Isma”-Rahovec
Ora 16:00 – Finalja në futboll të vogël–Palestra Sportive “Mizahir Isma”-Rahovec
Aktivitetet mbahen nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Rahovec.