Po qe se në nismën, “Ballkani i Hapur” nuk përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, deklaroi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë një fjale që kishte në konferencën për Ballkanin e Hapur i cili u mbajt në Kuvendin e Serbisë, Escobar tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabarta, të hapura për të gjitha shtetet. Iniciativa për bashkëpunim ‘Ballkani i Hapur’ përfshinë Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parasheh lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve e njerëzve mes këtyre tre shteteve. Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. Escobar paralajmëroi që në mesin e sfidave të Ballkanit të Hapur mbesin kontrolli i kufijve pas hapjes së tyre, ulja e korrupsionit dhe ulja e kontrollit shtetëror në ekonomi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …