Edhe ambasada amerikane në Prishtinë ka përshëndetur pranimin e Kosovës në UEFA. “Urime Kosovë për anëtarësimin në UEFA. Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët”, thuhet në urimin e ambasadës amerikane.
