Samedin Mehmeti

IPK ka konfirmuar se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka konfirmuar se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për një rast. Në komunikatën  për media të IPK-së thuhet se ai është intervistuar lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “ushtrim ndikimi” dhe “zbulim i fshehtësisë zyrtare”. “Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit IPK njofton se intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike të cilin rast është duke e hetuar vet Policia e Kosovës. Inspektorati Policor i Kosovës  duke i falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, inkurajon mediet që para publikimit të informacioneve t’i drejtohen Divizionit për bashkëpunim dhe informim të IPK-së për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave të sakta, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik”, thuhet mes tjerash  në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …