Më 25 dhe 26 nëntor 1997, forcat e Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, ndërmorën dy aksione të fuqishme në Vajanik dhe në Ludovik

Më 25 dhe 26 nëntor 1997, forcat e Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, ndërmorën dy aksione të fuqishme në Vajanik dhe në Ludovik

Më 25 nëntor të vitit 1997 forcat e UÇK-së në krye me Adem Jasharin, sulmuan forcat e policisë serbe, në fshatin Vajanik të Skenderajt. Atë ditë policët serbë  kishin rrethuar lagjen Binakaj të fshatit Vajanik të Skënderajt, me qëllim për ta arrestuar luftëtarin e Adem Jasharit,  Abedin Rexha, i njohur me nofkën e luftës, “Sandokani”.  Abedin Rexha bashkë me vëllezërit: Afrimin, Brahimin dhe bashkëluftëtarë të tjerë  u kishte dalë përballë forcave serbe duke iu kundërpërgjigjur me breshëri zjarri të automatikut. Gjatë luftimeve, serbët kishin plagosur 11-vjeçarin, Baki Krasniqi.  Atë ditë policët serbë  pasi kishin humbur dy pjesëtarë u tërhoq me shpejtësi nga frika se do të pësonin edhe më keq.

Ditën e nesërme më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë mitralozë të rëndë dhe me një helikopter të policisë, i cili përcillte zhvillimet nga lartë, ishin nisur në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re. Në vendin e quajtur “Klisyra”, në drejtim të Turiçecit, kishte zënë pritë komandanti, i UÇK-së,  Adem Jashari me një duzinë  luftëtarësh të  tij. Atë ditë, forcat serbe, u sulmuan në befasi. Edhe pse ata kishin armatim të rëndë dhe ishin me numër të madh, që në fillim e humbën orientimin, meqë sulmi i rrufeshëm i çlirimtarëve të Adem Jasharit dhe i vetë Komandantit nuk u kishte lënë shteg për t’ i akorduar veprimet luftarake. Piloti i helikopterit, disa herë i goditur nga armët e luftëtarëve të lirisë  nuk kishte guxim të lëshohej më poshtë, për t’iu shkuar në ndihmë të plagosurve, meqë ndodhej në rreze të veprimit të armëve të luftëtarëve të Adem Jasharit. Gjatë tërheqjes së turpshme në drejtim të Skenderajt, forcat serbe, në shenj hakmarrjeje derdhin breshëri plumbash në shkollën e fshatit Llaushë, me ç’ rast merr plagë vdekjeje mësuesi, Halit Geci, ndërsa plagoset edhe arsimtari tjetër, Shaban Rreci, nga Llausha. ( Kalendari Kombëtar  TV-Dielli-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …