Veli Veliu

VELI VELIU: VLORA, HEROINA E GJILANIT

( Fragment poeme për të rinj kushtuar masakrës së Llashticës)

 

A.

Të pasigurt në vatrat e veta fshatare,

Lashtica mes qytetit dhe malit Blerak*!

Edhe më parë janë djegur në zjarre,

Kufomat e atyre që janë larë me gjak!

 

Qëndrimi në vatër përbënte rrezik,

Kishte lëvizje në drejtim mali!

Në çastin e volitshëm popullata ik,

Menjëherë kërkon shpëtim i gjalli!

 

Mali gjithnjë strehë më e sigurt

Dhe bëhen përgatitjet e para!

Duke gjetur udhën më të shkurtë,

Traktorët nxitojnë nëpër ara!

 

Pastrohej terreni ku do të vendosen,

Deri të kaloj më e keqja në fshat!

Disa sende me vlerë diku groposen

Nën tokë s’ do të qëndrojnë gjatë!

 

Të sëmurët si ta linin shtëpinë,

Më qiell të hapur natë e vështirë!

Prapë binin vendim të rrinë

Në vatrat e veta në errësirë!

 

Hapi i pasigurt në tërheqje,

Ditën në mal, natën në shtëpi!

Udhëtimet bëhen në heshtje

Mysafirët lëvizin në fshehtësi!

 

B

Fshatarët në kohë të shkurtër

Gjetën shpejt strehim në mal!

Si përballohen sulmet me Ujqër

A do të shpëtojnë atje gjallë!

 

Në fshatin me serb të Pasjanit

Ushtria e stacionua me forcat e veta!

Shpëtimi ishte në drejtim të malit

Nëpër terr tërheqjet e shpejta!

 

Qëndrimi i përkohshëm në mal,

Sa do të zgjaste, s’ e dinin as vetë!

Nga heshtja e gjatë asnjë fjalë,

Secili mbyllur në rrethin e qetë!

 

S’ janë të qetë as në malin e lartë

Ushqimin e thatë dhe veshmbathjen

E morën me vete duke shikuar lart

Shpejt e lanë të shkretë vatrën!

 

Të tjerët nuk lëvizin nga shtëpia

Nuk e dinin ku ishte më mirë!

Pleqtë e sëmurë- të dobët fëmija,

Lëvizjet bëhen shpejt në errësirë!

 

Patjetër të shkohet pas dikujt

Në këmbë ose me ndonjë traktor!

Vetëm kur je pak më i sigurt

Shpejton edhe pa armë në dorë!

 

C

Në orët e trishtueshme të mbrëmjes

Me armë të ndryshme u sulmua fshati!

Në tërheqje mungonte Drita e hënës,

Largimi i shpejtë bëhej nga shpati!

 

Taktikë e mbrojtjes ishte e nevojshme,

Fshatarët ishin çarmatosur më parë!

Ça armë gjuetie në kohë të kobshme,

Çdo gjë policia më parë ua ka marrë!

 

Fshatarët pa mbrojtje vetëm ikin

Të strehohen në thellësi të malit!

Shpejtojnë udhës të mos vriten

Të gjithë janë në pikë të hallit!

 

Luginë e mbrojtur, vendi më i mirë,

Hedhin përsipër ndonjë mbulesë!

Një fije zëri s’ e nxjerrin në errësirë,

Ende i mban ajo pak shpresë!

 

Mbulesë me batanije e najlon,

Mbulohen fëmijët e të sëmurët!

Dhe pasi plumbit disi i shpëton

Në mal i bën grumbull gurët!…

 

Vijë uji nuk guxon të hap assesi

Mund të dyshojnë në UÇK!

Dhe heshtin gjatë në atë qetësi,

Janë të pambrojtur hëpërhë!

 

Nga Libri: Vlora, heroinë e Gjilanit, botoi Lena, Prishtinë, 2021, f. 84

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …